Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian, Szymon Marciniak, do ta gjykojë finalen e titullit kampion në Abissnet Superiore mes Vllaznisë dhe Egnatias, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.
“Szymon Marciniak, arbitër në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, Inter vs Barcelona, do të gjykojë finalen e titullit kampion në Abissnet Superiore. Për sfidën Vllaznia Egnatia ai do të ketë asistentë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa arbitër i katërt është Enea Jorgji. Në VAR do të jetë Paweł Malec, kurse Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it”, ka shkruar FSHF. Ndeshja do të luhet të hënën, më 12 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, njofton rtk.