11 maji-Policia e Shqipërisë: Mbi 5300 efektivë ruajnë objektet zgjedhore

Në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash. Ky plan është në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Kodi Zgjedhor dhe udhëzimeve të nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ e Shqipërisë).

Plani i masave përfshin disa faza kyçe, si trajnimi i punonjësve të Policisë për detyrat që do të kryejnë gjatë këtij procesi dhe bashkëpunimi me KQZ-në, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Po ashtu, planifikohet mbulimi me shërbime policore i të gjitha aktiviteteve elektorale dhe objekteve zgjedhore.

Për realizimin e këtij plani, Policia e Shtetit ka trajnuar gjithsej 6838 punonjës police me uniformë dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve Zgjedhore, të cilët do të angazhohen në hetimin e çështjeve që mund të lindin gjatë procesit zgjedhor.

Gjatë fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka angazhuar maksimalisht 6500 punonjës policie për sigurinë e aktiviteteve elektorale.

Masat

Më 11 maj 2025, Policia e Shtetit ka angazhuar 5316 punonjës dhe automjete për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve zgjedhore.

Objektet zgjedhore, duke përfshirë 93 KZAZ dhe 5225 Qendra Votimi, do të mbulohen me shërbime të dedikuara. Policia ka marrë gjithashtu masa për ruajtjen e këtyre objekteve dhe për të siguruar që procesi i numërimit të votave do të jetë i mbikëqyrur deri në përmbylljen e tij.

Në datën 11 maj, në orën 18:00, Policia do të marrë në ruajtje të gjitha objektet që do të shërbejnë për numërimin e votave, dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundimin e procesit. Po ashtu, janë marrë masa për krijimin e grupeve të gatshme në çdo komisariat dhe drejtori për të vepruar në rast nevoje.

Krimet zgjedhore

Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, kanë referuar 37 raste për krime zgjedhore në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në SPAK. Këto raste janë rezultat i analizës dhe vlerësimit të çdo informacioni, indicieje, kallëzimi apo deklarate të bërë nga qytetarët, përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore apo kandidatët.

Thirrja ndaj qytetarëve

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe për të gjitha subjektet politike që të zbatojnë korrektësisht detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për çdo rast të cenimit të ligjit./RTSH

Artikujt e fundit

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Tifozët e Barcelonës rrezikojnë të mos shohin ndeshjet e fundit për shkak të një greve

Në një moment vendimtar për sezonin e Barcelonës, ku...

Papa Leoni XIV, kardinajve: Kisha qoftë fanar, që ndriçon netët e botës

Gjatë Meshës së tij të parë si Papë, sot,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Për shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, rruga për...

Yamal për Topin e Artë?

Ousmane Dembele është bërë favoriti i ri i agjencive...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm