Aventura e Cristiano Ronaldo tek Al Nassr duket se është drejt fundit. Sipas raportimeve të shumta që vijnë nga Portugalia dhe jo vetëm, Cristiano Ronaldo po mendon rikthimin në shtëpi, pikërisht te klubi i Sporting Lisbon, aty ku nisi gjithçka.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin evropian po e shqyrton seriozisht mundësinë e kthimit në klubin e fëmijërisë, një vendim me ndjenja sentimentale, por edhe strategjike. Qëllimi i yllit portugez është të jetë në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës 2026, kompeticioni i fundit madhor për karrierën e tij.
Te Sporting Lisbon, Ronaldo do ketë mundësinë të konkurrojë në nivele të larta, jo vetëm në një kampionat që ka një rivalitet të theksuar mes 3 klubeve kryesore në çdo sezon, por do ketë mundësinë të luajë sërish në një kompeticion super të rëndësishëm si Champions League.
Te Sporting janë të emocionuar me këtë ide që po qarkullon së fundi, po ashtu Ronaldo shihet si zëvendësuesi perfekt i Viktor Gyokeres.
Suedezi pritet të largohet këtë verë nga Lisbona, pasi interesi për të është shumë i madh. Sporting do mbushë arkën me shitjen e Gyokeres, ku shifra më e ulët për kartonin e tij është 80 milionë euro, por kjo shifër mund të rritet më shumë duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha për sulmuesin suedez. Dhe boshllëkun e lënë bosh nga suedezi, Sporting do e plotësojë me C.Ronaldon, i cili edhe pse është 40 vjeç, ka treguar që është ende në formë, njofton oranews.