Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Duke theksuar rëndësinë e këtij procesi si një akt thelbësor i demokracisë, Begaj fton qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës me qetësi dhe dinjitet.

Presidenti bën thirrje për një proces të qetë, ndërsa shton se këto zgjedhje janë edhe një test pjekurie politike edhe për vetë partitë politike dhe institucione që merren me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Pak orë para heshtjes zgjedhore, Begaj apelon për maturi dhe një procesi transparente që do i shërbejnë forcimit të demokracisë në Shqipëri.

Dita e sotme, 9 maj, shënon mbylljen e fushatës zgjedhore, ndërsa më 11 maj qytetarët shqiptarë i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Më herët Begaj priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që ka ardhur për monitorimin e zgjedhjeve të datës 11 maj. Biseda me delegacionin u përqendrua te procesi zgjedhor, menaxhimi i tij i parë në kontekstin e  përmbushjes së standardeve në rrugën e anëtarësimit në BE.

Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj:

Të dashur qytetarë,

Sot, dua t’ju drejtohem me një mesazh të posaçëm:

11 maji është një ditë e veçantë për secilin prej jush. Në këtë ditë ju keni mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tuaj, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët.

Unë ju ftoj të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar ditën e diel me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet! Të gjithë së bashku mund ta kthejmë këtë proces në një shembull të qytetarisë, të transparencës dhe të pjekurisë demokratike, sepse demokracia nuk është thjesht një ditë votimi, është një angazhim i përditshëm që nis me pjesëmarrjen dhe kulmon me përgjegjësinë.

Institucionet kanë një detyrim të qartë dhe të panegociueshëm: të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta. Vetëm përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm ndërtohet besimi i qytetarëve te shteti, tek institucioni i votës dhe te vetë e ardhmja demokratike e vendit tonë.

Unë besoj thellësisht se populli shqiptar meriton më të mirën. Meritoni një proces zgjedhor që përfaqëson vullnetin tuaj të lirë, që respekton ligjin dhe që i shërben vetëm interesit publik.

Zgjedhjet e 11 majit nuk janë vetëm ushtrim demokracie, por janë test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik.

Ndaj, si përfaqësuesi juaj, ju kërkoj me zemër që 11 majin ta ktheni në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen. Vota është zëri juaj. Përdoreni me dinjitet, sepse përmes saj ju merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë.

Pavarësisht sfidave që mund të hasim, unë kam besim se ne mund dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, të palëkundur në përkushtimin tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Papa Leoni XIV, kardinajve: Kisha qoftë fanar, që ndriçon netët e botës

Gjatë Meshës së tij të parë si Papë, sot,...

Dyert e FC Dritës janë gjithmonë të hapura për futbollistët nga diaspora që kanë cilësi dhe talent

Intervistë ekskluzive me z.Flamur Bunjaku, presidenti i klubit kampion...

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Për shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, rruga për...

Yamal për Topin e Artë?

Ousmane Dembele është bërë favoriti i ri i agjencive...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Për shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, rruga për...

Yamal për Topin e Artë?

Ousmane Dembele është bërë favoriti i ri i agjencive...

11 maji-Policia e Shqipërisë: Mbi 5300 efektivë ruajnë objektet zgjedhore

Në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë publike...

Deklarata e fundit e Princ Harry-t “vulos” ndarjen e tij nga familja mbretërore!

Sipas burimeve pranë Pallatit Buckingham, përçarja midis familjes mbretërore...

“El Clasico”, caktohet gjyqtari i supersfidës mes Barcelonës dhe Real Madridit

Të dielën, në stadiumin “Lluis Companys”, do të luhet...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm