Një banor i Karolinës së Veriut tha se një “impuls i çmendur” e çoi drejt fitores së një çmimi prej 1 milion dollarësh nga një biletë gërvishtëse lotarie.
Banori i Whiteville, Kenneth Formyduval, i tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se të premten në mbrëmje, pasi përfundoi punën, ndjeu një dëshirë të pashpjegueshme për të blerë një biletë lotarie.
“Thjesht më lindi një impuls i çuditshëm dhe vendosa të ble një. Diçka thjesht më tha të marr atë biletë”, tha ai.
Formyduval zgjodhi një biletë prej 30 dollarësh MAX-A-MILLION nga marketi Minuteman Food Mart në South Madison Street në Whiteville.
Ai tha se ishte një surprizë e këndshme kur zbuloi se kishte fituar çmimin e madh prej 1 milion dollarësh.
“Ishte si një ëndërr që ndodh vetëm një herë në jetë”, u shpreh ai.
Formyduval deklaroi se paratë do t’i përdorë për të shlyer borxhin për kamionin dhe ndoshta për të blerë një shtëpi, njofton telegrafi.