Vjen në Tiranë Qendra eksperimentale e Filmit të Romës

Shkolla e filmit dhe multimedias Marubi ka nisur një bashkëpunim me Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë në Romë, një prej shkollave më të vjetra në Europë e themeluar në vitet ‘30. Synimi është përgatitja e të rinjve shqiptarë për fazat e reja ky pritet të shkojë kinemaja jonë, duke iu qasur edhe skenës e tregut europian. Profesor Çashku, shpjegon nismën.

“Po punojmë për të krijuar një program të përbashkët në hapjen e tri degëve në vjeshtë si master, që janë ‘acting for movie’- pra loja në film, produksioni një tjetër master dhe në të njëjtën kohë edhe të regjisë. Dhe po ashtu produksioni dhe ata që do të studiojnë si master në këtë drejtim do të jenë të aftësuar se si mund të arrijnë të përshtaten me projekte për të aplikuar në gjithë strukturat europiane”.

Lorenzo D’Amico de Carvalo, pinjolli i dinastisë kinematografike D’amico, që ka qenë pjesë e prodhimeve më të njohura filmike që në vitet 30 e deri në ditët tona, erdhi te Marubi bashkë me drejtorin e Insitutit Italian të Kulturës. Ai vizitoi Marubin si përfaqësues i Qendrës Eksperimentale të Kinematografisë në Romë por duke sjellë me vete edhe përvojë e tre brezave të suksesshëm në kinema.

“Është hera e parë e imja në Tiranë dhe specifikisht te Marubi. Pas takimit në Romë përfitova të bëja këtë vizitë sepse ne jemi dy vende shumë afër dhe që nuk njihemi sa duhet. Tani kemi një bashkëpunim mes dy shkollave tona dhe nese ne fillim, nuk dija çfarë të prisja, mund te them se kam mbetur I habitur nga kjo shkollë e mrekullueshme dhe do ta shtyj personalisht këtë bashkëpunim të jetë më aktiv”, tha ai.

Por cila është këshilla kryesore e një kineasti të konfirmuar për të rinjtë?

“Bëni diçka që është personale për ju, diçka në të cilën besoni. Është e rrezikshme sepse nëse nuk pëlqehet, njeriu ka ndjesinë e mospëlqimit të diçkaje shumë personale, por duhet bërë- sepse nëse dikush përpiqet të bëjë kopje të atyre gjërave që ekzistojnë tashmë, është gjithmonë dikush tjetër që i bën më mirë. Ndaj bëni atë që ju pëlqen. Më shumë se diçka origjinale, duhet bërë diçka që të pëlqen ty”, tha D’Amico.

Lorenzo D’Amico de Carvalo është autor i disa filmave, duke nisur nga “Gli Anni belli”./BW

Artikujt e fundit

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm