Sërish tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine! Mbyllet pa rezultat votimi i dytë për zgjedhjen e Papës

Tymi i zi është parë të ngrihet nga oxhaku mbi Kapelën Sistine për të dytën herë që nga mbledhja e Konklavës.

Kjo do të thotë që pritja për një Papë të ri do të vazhdojë, pasi nuk janë arritur votat e nevojshme për kreun e ri të Kishës Katolike. Votimi i këtij mëngjesi me sa duket nuk ishte i suksesshëm në zgjedhjen e një Pape të ri. Sakaq, pritet që ditën e sotme të zhvillohen edhe votime të tjera ku kardinalët do të shprehin vullnetin e tyre për Papën e ri.

Nëse tymi do të ishte i bardhë, do të nënkuptonte së kardinalët zgjodhën një Papë të ri, pas vdekjes së Papa Françeskut.

Në Sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur qindra besimtarë që prisnin të shihinin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku. Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave.

Koha e zgjedhjes së Papës së ri mbetet e paqartë. Nga përvoja e mëparshme, Konklavat zakonisht zgjasin dy deri në tre ditë, por gjithçka do të varet nga shpejtësia e arritjes së konsensusit.

Nga 133 kardinalët me të drejtë vote, 53 janë europianë, por besohet se janë të përçarë. Aziatikët janë më të bashkuar, por janë vetëm 23.

Ndërkohë, rreth 20 kardinalë konservatorë nuk kanë mjaftueshëm vota për të zgjedhur Papën, por mund të ndikojnë me mbështetjen e tyre. Konklava ka gjithmonë një tërheqje të jashtëzakonshme për opinionin publik. Rregullat misterioze, kodet dhe simbolet e kësaj ngjarjeje të rrallë kanë frymëzuar edhe botën e kinemasë, që ka sjellë filma të paharrueshëm në ekran të madh.

Veçanërisht, veshjet simbolike të kardinalëve me 33 kopsa që përfaqësojnë vitet e jetës së Krishtit, dhe brezi i mëndafshtë që përkujton betimin e tyre për pastërti, janë bërë pjesë e kësaj magjie kinematografike, njofton oranews.

Artikujt e fundit

Konflikti nuk mund të jetë kurrë zgjidhja e duhur

Intervistë me Dr.Pier Carlo Lava Menaxher Social Media në...

“Njeriu që guxon të humbasë një orë kohë, nuk e ka zbuluar vlerën e jetës” 

Disa thënie për jetën. “Mendoj se të biesh në dashuri...

Dua Lipa i kërkon mbrojtje kryeministrit britanik nga inteligjenca artificiale

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe...

Asllani merr vendimin përfundimtar para dy trofeve të rëndësishëm

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë....

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë zbulimi unik i arkeologjisë shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë...

Konflikti nuk mund të jetë kurrë zgjidhja e duhur

Intervistë me Dr.Pier Carlo Lava Menaxher Social Media në...

“Njeriu që guxon të humbasë një orë kohë, nuk e ka zbuluar vlerën e jetës” 

Disa thënie për jetën. “Mendoj se të biesh në dashuri...

Asllani merr vendimin përfundimtar para dy trofeve të rëndësishëm

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë....

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë zbulimi unik i arkeologjisë shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur...

Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar...

Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, Zannier viziton nesër disa qendra votimi

Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it,...

Trump të huajve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka...

Ja ku do të votojnë Edi Rama, Sali Berisha deri te Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm