Michelle Obama rrëfehet: Jam në terapi për të përballuar një kapitull të ri të jetës

Michelle Obama, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ka ndarë së fundmi një rrëfim të sinqertë mbi sfidat personale që po kalon. Gjatë një interviste në podcast-in e njohur “On Purpose” me Jay Shetty, Michelle ka treguar se aktualisht ndjek terapi, ndërsa përgatitet për një fazë të re në jetën e saj.

“Jam në një moment ku po mësoj të jetoj sërish në një hapësirë ndryshe, me më shumë liri dhe më pak ndjenjë faji,” është shprehur ajo. “Terapia më ndihmon të reflektoj dhe të kuptoj më mirë veten.”

Obama e përshkroi këtë periudhë si një tranzicion të thellë emocional, për shkak të faktit se vajzat e saj janë tashmë të rritura dhe janë larguar nga shtëpia – një ndjesi që shumë prindër e përjetojnë si “empty nest” (fole bosh). Kohët e fundit kanë qarkulluar spekulime mbi martesën e saj me ish-presidentin Barack Obama, por Michelle i hodhi poshtë të gjitha zërat për ndarje. “Kemi një martesë shumë të fortë. Si çdo çift kemi kaluar ulje-ngritje, por nuk ka asgjë që po ndodh mes nesh,” u shpreh ajo.

Michelle Obama ka qenë gjithmonë një zë i fortë për shëndetin mendor dhe vetë-reflektimin, dhe ky rrëfim i saj i fundit është një tjetër shembull i guximit për të folur hapur mbi temat që shpesh mbeten tabu edhe për figurat publike./GT

Artikujt e fundit

Voton Sali Berisha, thirrje qytetarëve: Do kemi një ditë të dytë vere

Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë...

Kryeministri Edi Rama pas votimit: Tashmë fjalën e ka populli

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij...

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja në orën e parë të votimit në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat...

Zgjedhjet parlamentare, voton presidenti Bajram Begaj: Qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Zonja e...

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve

Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës,...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Voton Kreu i SPAK, Altin Dumani: Do flasim pas zgjedhjeve!

Kreu i SPAK, Altin Dumani i shoqëruar nga bashkëshortja...

Voton Sali Berisha, thirrje qytetarëve: Do kemi një ditë të dytë vere

Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë...

Kryeministri Edi Rama pas votimit: Tashmë fjalën e ka populli

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij...

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja në orën e parë të votimit në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat...

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve

Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës,...

Vazhdon seanca në përpjekjen e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do...

LIVE: Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Sot (11 maj 2025) mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri....

Sot zgjedhjet parlamentare, reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

Ndërkohë që sapo ka nisur procesi i votimit në...

Rama: Sot dita e Shqipërisë, shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

Kryeministri Edi Rama i bëri apel sot qytetarëve t’i...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm