Sot (8 maj), kreu i PS-së Edi Rama do të zhvillojë në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky të jetë një nga takimet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në këtë qytet, me rreth 10 mijë vetë në sheshin ku nis Lungomare.
Më herët gjatë paradites Rama do të jetë në aeroportin e ri të Vlorës ku është parashikuar të ulet avioni i parë teksa ka nisur tashmë edhe faza e testimit të kësaj vepre deri në nisjen e fluturimeve të rregullta. Pjesë e agjendës së kryeministrit është gjithashtu edhe një vizitë në fshatin Kuç të Labërisë, vizitë që ai e paralajmëroi edhe vetë gjatë intervistës te Ylli Rakipi. Për qarkun Vlorë ambicia e PS-së është të fitojë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht. Një numër i madh votuesisht nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Skuadra e kandidatëve të PS-së në Vlorë, e kryesuar nga drejtuesi politik Bledi Çuçi./KJ