Legjenda zvicerane: Ajo që po ndodh tani ka shumë të bëjë me Xherdan Shaqirin

Nëntë herë kampioni Marco Streller flet për euforinë e madhe të FC Baselit dhe statusin e Xherdan Shaqirit si kampion. 43-vjeçari tani është i pensionuar.

“Jam plotësisht në paqe”, thotë sulmuesi ikonik i Baselit, duke shijuar ringjalljen e ish-klubit të tij si tifoz. “Kam mundur të shkëputem dhe të mos e përcaktoj më veten përmes futbollit”. 

Çfarë e magjeps më shumë kampionin e rekordeve Strellerin në edicionin aktual të FC Baselit?

“Natyrshmëria, rrjedha në të cilën ndodhesh aktualisht, e udhëhequr nga Shaqiri mjeshtëror.

Euforia që ai ka shkaktuar dhe mënyra se si i reziston presionit dhe madje i tejkalon pritjet, meriton respektin më të madh. Shaqiri është një nga ato figura lokale me të cilat njerëzit mund të identifikohen menjëherë.

Pa dashur të zvogëloj meritat e të tjerëve: Ajo që po ndodh tani padyshim ka shumë të bëjë me Xherdanin”, ka thënë Streller.

Ku e vendosni gjuetarin e trofeve Shaqirin në pamjen e përgjithshme të futbollit zviceran?

“Xherdani dhe Graniti (Xhaka) janë në të njëjtin nivel. Ata janë ndër 5 futbollistët më të mirë që kemi pasur ndonjëherë.

Graniti ka qenë një kapiten i lindur që kur e pashë për herë të parë. Xherdani është një lojtar ndryshe, ai gjithmonë ka qenë për spektakël.

Fëmijët e duan, duan të jenë si ai. Është si Pedri dhe Yamal në Barcelonë. Shaqa është një lojtar spektakolar, një që bën diferencën”, thotë Streller./K.Goca/BS

Artikujt e fundit

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm