Edhe pse nuk arriti të shënojë, Lamine Yamal ishte një nga protagonistët absolutë të spektaklit futbollistik në “San Siro”. Me driblimet dhe shpërthimet e tij, 17-vjeçari i Barcelonës vuri në vështirësi mbrojtjen e Interit dhe tregoi edhe një herë talentin e jashtëzakonshëm që zotëron.
Gjihtsesi Barça nuk arriti të sigurojë kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve. I dëshpëruar, Yamal u largua me kokën ulur nga fusha, por pak orë më vonë iu drejtua tifozëve me një mesazh të fortë në rrjetet sociale: “Dhamë gjithçka. Këtë vit nuk ia dolëm, por do të kthehemi, mos keni dyshim, Culers. Nuk do të ndalemi derisa ta kthejmë këtë klub atje ku e ka vendin: në majë.
Do ta mbaj premtimin tim: do ta sjell këtë kupë në Barcelonë. Por tani përqendrohemi te e diela, është një tjetër finale.” Mesazh shprese dhe vendosmërie nga një prej yjeve më premtues të futbollit evropian, që ka fituar zemrat e tifozëve blaugrana./KJ