Ngërçi politik vazhdon: Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 12-të të konstituohet

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich

Për herë të dymbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. Seanca e paralajmëruar për në orën 10:00 nisi me vonesë, në orën 10:33, dhe zgjati vetëm katër minuta. Kryesuesi Avni Dehari njoftoi se mungesa e dakordimit për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve e detyroi shtyrjen e seancës për më 9 maj, në orën 10:00.

Subjektet politike – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë emra për Komisionin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Këto parti kundërshtojnë mënyrën e votimit të propozuar nga Vetëvendosje, duke mos pranuar që ai të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Në ndërkohë, partitë opozitare dhe shumica e deputetëve vazhdojnë të japin deklarata për media, pa një zgjidhje konkrete në horizont. Në sallën e Kuvendit, deputetët qëndrojnë vetëm pak minuta, ndërsa jashtë ka më shumë telashe me parkimin sesa me përmbajtjen e debatit politik.

Kjo situatë po konsiderohet si një ngërç i thellë politik dhe institucional. Disa prej liderëve opozitarë kanë dalë me propozime të ndryshme. LDK ka sugjeruar krijimin e një qeverie uniteti apo tranzicioni. AAK, përmes kryetarit Ramush Haradinaj, e mirëpret idenë e konsultimeve, por pa përfshirë Vetëvendosjen. Haradinaj thotë se preferon një qeveri të opozitës.

Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, akuzon LVV-në për bllokim të qëllimshëm:

“LVV po e mban peng shtetin dhe po abuzon me të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, pa pasur shumicën.”

Në këtë klimë të tensionuar politike, qytetarët, përfshirë ata në diasporë, presin me padurim një zgjidhje që do të mundësonte funksionalizimin e institucioneve dhe ecjen përpara të vendit.

 Tani për tani, gjithçka është pezull dhe sytë janë te seanca e radhës më 9 maj.

SAM24.info

Artikujt e fundit

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm