Sot në ora 10.00 përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të hënën duke proceduar me rendin e ditës, kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari, kërkoi serish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Nga subjektet e lartpërmendura nuk u deklarua askush. 

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim. 

“56 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenim nuk ka. Nuk kemi pasur kuorum serish. Shihemi më 7 maj, në orën 10:00”, tha kryesuesi Dehari. 

Nga zhvillimet tjera kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, i dërgoi një letër, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në të cilën ka kërkuar koalicion qeverisës. 

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje në një konferencë për media ka bërë të ditur se partia e tij nuk e pranon ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion. Njëherësh, ai tha se bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve është i pamundur, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Një lugë mjaltë para gjumit mund të parandalojë gërhitjen

Mund të duket e pabesueshme, por një lugë mjaltë...

Kafe e ftohtë apo e nxehtë? Cila është më e shëndetshme dhe pse?

Pirja e kafesë është bërë pjesë e pandashme e...

Cilat sëmundje mund të barten me anë të transfuzionit?

Gjak për transfuzion japin vetëm personat e shëndoshë. Edhe...

Fillojnë në Gjenevë bisedimet për tarifat midis zyrtarëve amerikanë dhe kinezë

Sekretari i Thesarit i SHBA-së dhe negociatori më i...

Diaspora vijon voton, 181 mijë vota të ardhura. Afati skadon në orën 19:00 të datës 11 maj

Diaspora vijon të votojë. Teksa afati për dorëzimin e...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Ancelotti: Jemi të motivuar për El Clasico, Barcelona nuk është skuadër perfekte

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për...

Një lugë mjaltë para gjumit mund të parandalojë gërhitjen

Mund të duket e pabesueshme, por një lugë mjaltë...

Kafe e ftohtë apo e nxehtë? Cila është më e shëndetshme dhe pse?

Pirja e kafesë është bërë pjesë e pandashme e...

Cilat sëmundje mund të barten me anë të transfuzionit?

Gjak për transfuzion japin vetëm personat e shëndoshë. Edhe...

Trump: India dhe Pakistani bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se India...

Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen Sllovaki – Hungari

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit janë prezantuar sërish në fazën...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm