Simpoziumi në UCL promovon gjuhët e trashëguara: Shqipja mes gjuhëve të diskutimit

Më 2 maj 2025, në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL) u zhvillua simpoziumi me temë “Language, Identity, Belonging: Raising Aspirations in Heritage Language Students”, i cili mblodhi akademikë, mësues dhe profesionistë të arsimit për të diskutuar dhe promovuar mësimin dhe ruajtjen e gjuhëve të trashëguara në sistemin arsimor britanik.

Në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e përfshirjes së këtyre gjuhëve – përfshirë shqipen, rumanishten dhe bullgarishten – në provimet kombëtare GCSE, si një mënyrë për të fuqizuar identitetin kulturor të nxënësve dhe për të ngritur pritshmëritë e tyre akademike.

Gjatë simpoziumit u prezantua edhe një projekt i zhvilluar nga disa lektore të UCL në bashkëpunim me një shkollë të mesme në Londër, që kishte në fokus gjuhët e trashëguara dhe përfshinte konkretisht edhe gjuhën shqipe.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ilir Kapiti, i cili ndau vlerësimet e tij mbi iniciativën, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporë.

SAM24.info

Artikujt e fundit

Një Dedikim për Nënën Time

Në jetën time, kam kaluar shumë sfida e përpjekje,...

Ne Lozanë një mbrëmje Informuese mbi Sigurimin e Pleqërisë dhe të Pasjetuarve (AVS)

Mbrëmjen e djeshme me 09 maj 2025, në Qendrën...

Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës”, kisha ku ruhet ikona që iku në Mesjetë

Papa Leoni XIV ishte sot pasdite në qytetin jashtë...

Politika nuk i do gratë

Nga: Aurora VELAJ, Tiranë 9 maj 2025 “Gruaja ka qeverisur gjithmonë...

11 Maji – Dita e Madhe e Zgjedhjeve: Mërgata Shqiptare me Sytë dhe Zemrën nga Shqipëria

Nga: Dashnim HEBIBI Tiranë/Bernë, 10 maj 2025 – Vetëm 13...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

BBC publikon udhëzuesin për të 37-të këngët e Eurovisionit

Konkursi i Këngës Eurovision 2025 do të hapet të...

Një Dedikim për Nënën Time

Në jetën time, kam kaluar shumë sfida e përpjekje,...

Politika nuk i do gratë

Nga: Aurora VELAJ, Tiranë 9 maj 2025 “Gruaja ka qeverisur gjithmonë...

Alpinistja Uta Ibrahimi shënon sukses të madh

Alpinistja Uta Ibrahimi ka shënuar sukses të madh, në...

Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore

Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore në vend për...

Kurti: Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm