Dr. Sali Sefa, diplomat dhe atdhetar i shquar, anëtari i parë i Këshillit Redaktues Përkrahës të Qendrës Mediale SAM24.info

Nga: Dashnim HEBIBI, kryeredaktor i Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.info

( Swiss Albanian Media)

Zürich, 06. Prill 2025- Qendra Mediale SAM24.info, me qendër në Dietikon të Zvicrës, ka kënaqësinë të njoftojë bashkimin me ekipin e saj të Dr. Sali Sefës, diplomat në karrierë, ish-konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih, atdhetar i njohur dhe ish i burgosur politik. Dr. Sefa bëhet kështu anëtari i parë i Këshillit Redaktues Përkrahës – “Ura e Bashkëpunimit mes Diasporës dhe Atdheut”, i formuar nga SAM24.info si pjesë e zhvillimeve të reja mediale.

Përvoja, përkushtimi dhe vizioni i Dr. Sefës do të jenë një pasuri e çmuar për misionin tonë informues e kulturor.

Sugjerimet, kritikat dhe mbështetja e tij do të na ndihmojnë të jemi më të zëshëm, më të drejtë dhe më të afërt me komunitetin tonë në diasporë.

Këshilli Redaktues Përkrahës është themeluar me qëllimin për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes shqiptarëve jashtë vendit dhe trojeve tona, duke u bazuar në:

  • etikë profesionale,
  • paanshmëri,
  • fjalën e lirë dhe mendimin kritik,
  • frymën e bashkëpunimit dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.

Këshilli është jopolitik, jo-fetar dhe jo-racor, dhe përfaqëson një zë të pavarur që mbështet median me ide, kritika konstruktive dhe përkushtim të sinqertë.

SAM24.info po përgatitet për lansimin e revistës online në fund të qershorit, e cila do të jetë e abonueshme dhe me përmbajtje të thellë kulturore, kombëtare dhe komunitare – një publikim që mund ta mbani krenarisht në çdo shtëpi shqiptare.

Ne jemi të përkushtuar për informim të ndershëm, promovim të gjuhës dhe traditave tona, si dhe forcim të lidhjeve me shtetet mikpritëse.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët për një media që shërben me përgjegjësi dhe vizion.

SAM24.info

Artikujt e fundit

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Rreth 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të votojnë më...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin...

Kurti i përgjigjet Abdixhikut : Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,...

Gjyqtari i njohur evropian e drejton finalen shqiptare

Një prej emrave më të njohur të arbitrimit evropian,...

Nesër deputetët mblidhen sërish në tentativën e radhës për të konstituar kuvendin

Mbrëmë dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar...

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm