“Qëndrimet, i dini”- Abdixhiku flet sërish për ftesën e Kurtit për të qeverisur

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në lidhje me ftesën për koalicion nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, duke refuzuar të japë detaje konkrete për qëndrimin e partisë së tij.

“Qëndrimet e Lidhjes Demokratike tashmë ju i dini”, u shpreh Abdixhiku para gazetarëve, ndërsa largohej nga selia e partisë. Duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë për ofertën e bërë nga kryetari i LVV-së dhe njëkohësisht kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ai shtoi vetëm: “Pritni, keni durim, do të jem transparent si çdoherë tjetër.”

Deklarata e Abdixhikut vjen pas publikimit të një letre nga Albin Kurti, në të cilën ai i ofron LDK-së një marrëveshje për koalicion qeverisës.

“Jemi të interesuar për një marrëveshje politike me LDK-në, pavarësisht dallimeve tona ideologjike apo qeverisëse”, shkruan Kurti, duke theksuar se uniteti dhe prioritetet shtetërore duhet të mbizotërojnë mbi ndasitë partiake.

Megjithatë, përgjigjja e LDK-së mbetet ende e paqartë. Partia ka qenë kritike ndaj qasjes së LVV-së në qeverisje dhe nuk ka sinjalizuar ende nëse është e gatshme të ndryshojë pozicionin e saj.

Ndërkohë, mungesa e një shumice të qëndrueshme parlamentare vazhdon të pengojë konstituimin e institucioneve të reja, duke krijuar pasiguri politike dhe institucionale në vend, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Pritet të rritet bashkëpunimi mes ushtrive të Kosovës dhe Gjermanisë

Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, Drejtor i Operacioneve të Bundeswehr-it...

Arsenali synon përmbysjen, Rice: Jemi optimistë, japim shpirtin në fushë

Arsenali synon përmbysjen e humbjes 1-0 të ndeshjes së...

Nis procesi i zgjedhjes së Papës, ja kur pritet tymi i parë

Ka nisur procesi i zgjedhjes së Papës së ri....

SHBA-ja dhe Kina do të zhvillojnë bisedime tregtare në Zvicër

Zyrtarët më të lartë tregtarë amerikanë do të zhvillojnë...

Nga kanceri te finalja e Champions-it! Si një ëndërr pas humbjes së babait e ktheu yllin e Interit

Francesco Acerbi, mbrojtësi 37-vjeçar i Interit, ka shkruar një...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Portieri i Interit tregon sekretin

Yann Sommer ishte lojtari i ndeshjes në përballjen e çmendur...

Pritet të rritet bashkëpunimi mes ushtrive të Kosovës dhe Gjermanisë

Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, Drejtor i Operacioneve të Bundeswehr-it...

Arsenali synon përmbysjen, Rice: Jemi optimistë, japim shpirtin në fushë

Arsenali synon përmbysjen e humbjes 1-0 të ndeshjes së...

Nis procesi i zgjedhjes së Papës, ja kur pritet tymi i parë

Ka nisur procesi i zgjedhjes së Papës së ri....

SHBA-ja dhe Kina do të zhvillojnë bisedime tregtare në Zvicër

Zyrtarët më të lartë tregtarë amerikanë do të zhvillojnë...

Nga kanceri te finalja e Champions-it! Si një ëndërr pas humbjes së babait e ktheu yllin e Interit

Francesco Acerbi, mbrojtësi 37-vjeçar i Interit, ka shkruar një...

Një tjetër Cristiano Ronaldo për Portugalinë

Cristiano Ronaldo Jr ka marrë ftesën e tij të...

Panairi i katërt vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në New York

Nga: Beqir SINA, New York Festë e fuqishme e kulturës,...

Legjenda zvicerane: Ajo që po ndodh tani ka shumë të bëjë me Xherdan Shaqirin

Nëntë herë kampioni Marco Streller flet për euforinë e...

Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm