Kosova në ngërç të thellë politik – zhgënjimi i diasporës thellohet

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich

As në tentativën e njëmbëdhjetë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet. Kryesuesi Avni Dehari u bëri thirrje partive parlamentare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Por, sikurse në seancën e kaluar, këto subjekte nuk propozuan asnjë emër, duke kundërshtuar metodën e votimit të fshehtë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë, por përsëri nuk pati rezultat. Seanca u shty për të mërkurën në ora 10:00. Edhe kësaj radhe, dështoi. Situata politike është e rënduar dhe qytetarët ndihen të lodhur e të zhgënjyer. Çdo 48 orë, historia përsëritet, ndërsa Kosova humbet kohë, stabilitet dhe besim.

Zhgënjimi është i madh edhe në diasporë. Blerimi, një mërgimtar nga Gjilani që jeton në kantonin e Cyrihut, shprehet: “Do të më vinte turp të isha deputet me kravatë në atë sallë, ndërkohë që qytetari pret ditë më të mira. Po na shpërfilin si mërgatë. A po na shohin sytë se çfarë po ndodh? Kush po e humb këtë situatë? Kosova.”

Në një ditë që përkujton dëshmorët e kombit, Kuvendi dështoi për herë të njëmbëdhjetë të konstituohet.

Kjo ngre pyetjen e madhe:

Çfarë do të ndodhë tutje?

A do të ketë një përpjekje reale për unitet politik, apo vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Kuvendi mbajti një minut heshtje për dëshmorët – deputetët serb nuk u ngritën në këmbë.

Ka pasur tentativa që votimi të bëhet me votë të fshehtë, por pa sukses. Edhe ne në diasporë kërkojmë zhbllokim të kësaj situate dhe formim të qeverisë. Që nga 9 shkurti, ka kaluar një periudhë e gjatë pa progres. Në rrjetet sociale, mërgata ka filluar të shpreh hapur pakënaqësinë dhe zhgënjimin e saj.

“Nuk është më e rëndësishme kush është fajtor – pozita apo opozita – por fakti se qytetari po e paguan këtë krizë,” thotë Burhani, një tjetër mërgimtar nga Dardana që jeton në Zvicër. “Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, nuk besojmë se do të mobilizohet gjithë mërgata për të votuar. Kosova do të humbë shumë, jo vetëm financiarisht, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Kjo që po ndodh ngjan më shumë me një spektakël politik se me një proces demokratik serioz.”

E ardhmja politike e vendit mbetet e pasigurt.

Pyetja që shtrohet është: a do të mbizotërojë përgjegjësia kombëtare mbi interesat partiake?

Ora po ecën, koha po kalon, qytetarët kanë votuar, ata presin përgjegjësi, jo justikfikime.

SAM24.info

Artikujt e fundit

Koha që Akademia e Shkencave të Kosovës të thyejë heshtjen

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich Në kërkim të zgjidhjes së krizës...

Kancelari gjerman falënderon Osmanin dhe Kurtin për urimin

Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderon udhëheqësit e Kosovës për...

Të premten mitingjet përmbyllëse

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një...

Disidenca e munguar

Nga: Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve...

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon, reagon BE

Ka dështuar për të 12-tën herë me radhë konstituimi...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Mësuesi im

Nga: Arsim MULLIQAJ, Milano Rreze të arta të shkruara në...

Koha që Akademia e Shkencave të Kosovës të thyejë heshtjen

Nga: Dashnim HEBIBI, Zürich Në kërkim të zgjidhjes së krizës...

Kancelari gjerman falënderon Osmanin dhe Kurtin për urimin

Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderon udhëheqësit e Kosovës për...

Të premten mitingjet përmbyllëse

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një...

Disidenca e munguar

Nga: Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve...

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon, reagon BE

Ka dështuar për të 12-tën herë me radhë konstituimi...

Portieri i Interit tregon sekretin

Yann Sommer ishte lojtari i ndeshjes në përballjen e çmendur...

Pritet të rritet bashkëpunimi mes ushtrive të Kosovës dhe Gjermanisë

Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, Drejtor i Operacioneve të Bundeswehr-it...

Arsenali synon përmbysjen, Rice: Jemi optimistë, japim shpirtin në fushë

Arsenali synon përmbysjen e humbjes 1-0 të ndeshjes së...

Nis procesi i zgjedhjes së Papës, ja kur pritet tymi i parë

Ka nisur procesi i zgjedhjes së Papës së ri....

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm