Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, opozita kundërshton votimin e fshehtë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të nëntë, duke e thelluar edhe më tej ngërçin institucional që ka pasuar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, propozoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhet përmes votimit të fshehtë, një nismë kjo që u kundërshtua ashpër nga të gjitha grupet parlamentare, përveç Vetëvendosjes.

Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – e cilësuan këtë propozim si shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi ashpër duke e quajtur këtë përpjekje “të paprecedentë” dhe “tendencë për të thelluar krizën politike”.

Mos e ktheni Kuvendin në cirk. Kjo është fyerje për qytetarët. Nuk mund ta impononi kryetarin në mënyrë arbitrare e të kërkoni votim të fshehtë pasi nuk i keni votat publikisht,” tha Krasniqi, duke ngritur shqetësimin për “pazare të fshehta” dhe “precedentë anti-kushtetues”.

Në të njëjtën linjë, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami e cilësoi procedurën si “arbitrare dhe të paligjshme”, duke shtuar se partia e saj nuk do të bëhet pjesë e një shkeljeje të tillë.

Edhe përfaqësuesja e AAK-së, Time Kadrijaj, shprehu kundërshtimin e saj ndaj këtij propozimi, duke i bërë jehonë qëndrimeve të partive të tjera opozitare.

Përplasjet mes partive theksojnë se kriza për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit vazhdon, pa asnjë shenjë për një marrëveshje politike afatshkurtër, njofton rtsh.

Artikujt e fundit

Peter SORENSEN, nuk do të duhej harruar Preshevën, Medvegjën e Bujanocin

Nga: Refik HASANI, Prishtinë Emisari për dialogun mes Kosovës dhe...

Universiteti që ndryshon të ardhmen

Në epokën e teknologjisë së përshpejtuar dhe zhvillimit të...

30 Vjet Me Mantel të Bardhë në Spitalin Universitar të Cyrihut

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Zürich Intervistë Ekskluzive me Isa Hajdarin Nga...

Ali Ahmeti nga Struga porosi VLEN-it: Ikni se do të mbeteni në tunel brenda

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka mbajtur takim...

Eurovision 2025 “trazon” skenën/ Si do të shpallen këtë vit finalistët?

Organizatorët e Eurovision Song Contest 2025 janë gati të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Bllokada për votën e “Diasporës”, Celibashi: Askush s’e sfidon dot ligjin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është paraqitur pas...

Peter SORENSEN, nuk do të duhej harruar Preshevën, Medvegjën e Bujanocin

Nga: Refik HASANI, Prishtinë Emisari për dialogun mes Kosovës dhe...

Universiteti që ndryshon të ardhmen

Në epokën e teknologjisë së përshpejtuar dhe zhvillimit të...

30 Vjet Me Mantel të Bardhë në Spitalin Universitar të Cyrihut

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Zürich Intervistë Ekskluzive me Isa Hajdarin Nga...

Ali Ahmeti nga Struga porosi VLEN-it: Ikni se do të mbeteni në tunel brenda

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka mbajtur takim...

Eurovision 2025 “trazon” skenën/ Si do të shpallen këtë vit finalistët?

Organizatorët e Eurovision Song Contest 2025 janë gati të...

Skënderbeu, strateg dhe arkitekt i një projekti europian për Shqipërinë

Nga: Dr. Afrim Shabani Libri i Virgjil Kules, Kryqtari i...

Dua Lipa do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, duket se...

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Tri vende arabe të Gjirit, të pasura me burime,...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm