“Krenare që vij nga një familje me rrënjë të forta kombëtare”

Nga: Dashnim Hebibi, Luzern

Intervistë me zonjushën Kështjella Pepshi

Të bisedosh me zonjushën Kështjella Pepshi është kënaqësi e veçantë – jo vetëm për elegancën dhe pamjen e saj, që e kanë bërë të njohur si mis dhe fotomodele në Zvicër, por edhe për mënyrën e bukur dhe të pastër me të cilën e flet gjuhën shqipe. Kështjella është rritur në Zvicër, por fryma kombëtare që ka marrë nga familja e saj, veçanërisht nga babai i ndjerë, një atdhetar i njohur, dhe nëna e saj, poetja dhe veprimtarja Zize Pepshi, e ka formësuar si një zë frymëzues për diasporën shqiptare.

“Prindërit janë mbrojtësit më të mirë të kulturës sonë, nëse në votër flitet shqip”, thekson ajo.

Kështjella Pepshi, ju jeni një emër i njohur në mesin e shqiptarëve në diasporë. JU falënderoj për kohën.

Ju përshëndes dhe ju uroj shumë suksese. Gruaja shqiptare meriton të dokumentohet e të nderohet për kontributin që ka dhënë e po jep, në çdo fushë të jetës.

Mendoni se gruaja shqiptare është pak e harruar në diasporë?

Edhe pse të drejtat e grave janë pjesë integrale e të drejtave të njeriut, retorikat shpesh nuk përputhen me realitetin. Gruaja shqiptare përballet me shumë sfida, por është gjithnjë në rritje dhe përparim – kjo vlen edhe për diasporën.

Po ju personalisht, a vazhdoni të jeni aktive në botën e bukurisë dhe kulturës?

Jam profesioniste në fushën e kozmetikës dhe dermatologjisë medicinale. Në kulturë, kam realizuar albumin tim të parë me 10 këngë, i cili është pritur mirë në Zvicër, Gjermani, Angli dhe më gjerë, përfshirë edhe MTV Deutschland.

Si është të jesh bija e poetes dhe veprimtares Zize Pepshi?

Është krenari e madhe. Nëna ime ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Ka punuar pa u lodhur për Kosovën dhe na ka edukuar me dashurinë për atdheun. Ajo është frymëzimi ynë.

Kush tjetër ju ka mbështetur më së shumti në jetë?

Pa dyshim, vëllai im Kreshniku. Ai ka qenë një shtyllë e fortë për mua dhe më ka qëndruar pranë gjithmonë, sidomos pas ndarjes nga jeta të babait tonë.

Si i shihni gjeneratat e reja të rritura jashtë vendlindjes?

Me shumë krenari. Janë gjenerata të arta që po integrohen dhe po kontribuojnë në shoqëritë ku jetojnë, në arsim, politikë, kulturë, sport, dhe më tej. Ata përfaqësojnë me dinjitet origjinën e tyre shqiptare.

Sa shpesh e vizitoni Kosovën?

E vizitoj 3 deri në 4 herë në vit. E dua shumë Dardaninë time.

Cila grua publike mendoni se ka bërë më shumë për avancimin e gruas shqiptare?

Nuk dua të veçoj emra. Gruaja shqiptare në tërësi ka bërë hapa të mëdhenj drejt vetërealizimit dhe barazisë në shoqëri.

Në cilin dimension mendoni se gruaja e diasporës ka dhënë më shumë për çlirimin e Kosovës?

Vetë prezenca e saj në shoqëri – në shkollë, në punë, në familje – ishte dhe mbetet kontribut i çmuar për çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.

Si e shihni ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare nga fëmijët që rriten jashtë?

E thjeshtë: nëse flasim shqip në shtëpi, fëmijët tanë do ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe identitetin. Prindërit kanë rolin kyç në këtë proces.

A mund të bëni një krahasim të statusit të gruas shqiptare para dhe pas vitit 2000?

Pa dyshim, ka pasur përmirësime të mëdha. Shoqëritë perëndimore, si Zvicra ku jetoj, ofrojnë mundësi të barabarta. Por barazia e plotë kërkon ende përpjekje dhe bashkëpunim të të dy gjinive në çdo fushë.

Në cilat segmente mendoni se gruaja e diasporës ka nevojë për më shumë mbështetje nga shteti amë?

Në shumë segmente: kulturë, arsim, përfaqësim politik dhe mbrojtje sociale. Është e rëndësishme që shteti amë të mos harrojë gratë e mërgatës.

Po të ishit në Kosovë, në çfarë profesioni do e shihnit veten?

Pa dyshim, si ligjëruese e historisë – një pasion që më ka përcjellë gjithmonë.

Në fund të këtij bashkëbisedimi – ku e shihni Kështjellën në të ardhmen?

Gjithmonë pranë kulturës shqiptare dhe përkushtimit ndaj Dardanisë. E flas dhe e dua gjuhën shqipe, sepse ajo është pasuria jonë më e çmuar.

SAM24.info

Artikujt e fundit

Socialistët festojnë në sheshin ‘Skënderbej’ triumfin në zgjedhje

Socialistët janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të festuar...

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),...

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare..!?

BDI përmes një komunikate thotë se qeveria aktuale po...

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuese

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, priti...

Donald Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilion dollarësh në Katar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Tirana vlon nga turistët e huaj

Ka pak vite që Tirana është kthyer në destinacion...

Socialistët festojnë në sheshin ‘Skënderbej’ triumfin në zgjedhje

Socialistët janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të festuar...

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),...

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare..!?

BDI përmes një komunikate thotë se qeveria aktuale po...

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuese

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, priti...

Donald Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilion dollarësh në Katar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim...

Ja 140 emrat e Parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 11 majit

Ka përfunduar numërimi i kutive në rang kombëtar, dhe...

Rama për TVP Word: Jemi të bekuar që Evropa na ka hapur dyert

Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste në...

Presidentja Osmani pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm