Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski, dhe skuadra e tij Al Ahly siguruan një vend në finalen e madhe të Champions League së Azisë.
Sonte në duelin me Al Hilal, Alioski ka qenë titullar për Al Ahly-n, festoi me rezultatin 3:1 dhe arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe ku kundërshtari i tyre do të jetë fituesi i gjysmëfinales së nesërme midis Al Nasr së Cristiano Ronaldos dhe ekipit Kawasaki. Alioski ka luajtur 90 minuta të plota për Al Ahly-n në pozicionin e mbrojtësit të majtë.
Golat e fitores së Al Ahly u shënuan nga Firmino, Toni dhe një autogol nga Kessie për rivalin. /K.Goca