Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje në mbarë botën kundër të drejtave të migrantëve, refugjatëve, grave, vajzave dhe personave LGBTI, janë çështje që janë ngritur në raportin vjetor për të drejtat e njeriut të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International (AI), të publikuar më 29 prill.

“Secila prej këtyre çështjeve përballet me përkeqësim të mëtejshëm në një vit të trazuar si 2025, nëse nuk arrihet një kthesë globale”, tha AI.

Raporti vjetor i Amnesty International – që tregon se sa po respektohen të drejtat e njeriut nëpër botë – përmendi mosmiratimin e Ligjit për fertilizimin e asistuar dhe shëndetin riprodhues (IVF) dhe Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, shkruan Evropa e Lirë.

“Qasja në IVF vazhdoi të jetë e qasshme vetëm në klinika private, pas një tjetër tentimi të dështuar në parlament për ta kaluar Ligjin për shëndetin riprodhues që do ta mundësonte shërbimin e IVF-it në spitale publike”, thuhet në raportin vjetor të AI.

Aty gjithashtu thuhet se debati në Parlament është ndjekur me “dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes ndaj grave beqare nga disa deputetë”.

Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për deputetët të cilët e kishin kundërshtuar këtë ligj, duke u thirrur në besimin e tyre se kështu e mbrojnë “familjen si institucion” dhe se se IVF-ja duhet të jetë opsion vetëm për çiftet e martuara heteroseksuale.

Të njëjtit deputetë – bashkë me disa të tjerë – kanë kundërshtuar edhe kalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës – i cili megjithatë nuk është sjellë për miratim në Kuvend që nga viti 2022.

Mospajtimet e deputetëve lidheshin me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Përpos dështimit të kalimit të Kodit Civil, Amnesty International, në raportin vjetor, theksoi se të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gej, biseksual, transgjinorë, ndërgjinorë, etj) “nuk kanë ende qasje në strehimore të specializuara”.

REL-i në të kaluarën ka raportuar edhe për këtë problem, që ndër vite ka detyruar të mbijetuarit e dhunës në familje që i përkasin këtij komuniteti të largohen nga Kosova për t’u shtrehuar në Tiranë të Shqipërisë.

Në pjesën për Kosovën të këtij raporti përmendet edhe dështimi në tentimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, tentimet për të hetuar dhe gjykuar rastet e krimeve të luftës, miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave – që megjithatë javën e kaluar u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, dhe marrëveshja me Danimarkën për strehimin e të burgosurve në Kosovë, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar...

Profesori amerikan James A. Lofton mban leksion të hapur mbi “Shtetin e së Drejtës”

Para zhvillimit të leksionit të tij të hapur, Prof....

Njoftim nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Njoftim për Festat Zyrtare: Të nderuar bashkatdhetarë, Në pajtim me Ligjin...

Zelensky: Jo dhurata territoriale për Putinin. Përfundoni luftën në mënyrë të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që të...

Takim i rëndësishëm në Konsullatën e Kosovës në Cyrih – Fokus në gjithëpërfshirje dhe ruajtjen e identitetit kombëtar

Përgaditi: Dashnim Hebibi, Zürich Zürich, 29 Prill 2025 Në fillim të...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Klitschko e falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës – Abdixhiku kërkon njohjen e Kosovës

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar...

Njoftim nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

Njoftim për Festat Zyrtare: Të nderuar bashkatdhetarë, Në pajtim me Ligjin...

Zelensky: Jo dhurata territoriale për Putinin. Përfundoni luftën në mënyrë të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje që të...

Raporti nga OSBE/ODIHR: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm...

Raporti i OKB: Mbi 72 mijë migrantë të vdekur ose të zhdukur në dekadën e fundit

Më shumë se 72.000 vdekje dhe zhdukje janë dokumentuar...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm