Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë marsit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, deficiti tregtar arriti në 535,7 milionë euro në mars 2025, duke shënuar një rritje prej 21,8% krahasuar me marsin e vitit 2024, kur ishte 439,7 milionë euro. Eksportet gjatë kësaj periudhe mbuluan vetëm 12,2% të importeve.

Gjatë muajit mars, eksporti i mallrave arriti vlerën 74,7 milionë euro, që paraqet një rënie prej 7,2% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet u rritën për 17,3%, duke arritur në 610,5 milionë euro.

Në strukturën e eksporteve, dominuan:

Metalet bazë dhe artikujt prej tyre (23,6%)

Plastika, goma dhe artikujt prej tyre (11,9%)

Ushqimet e përgatitura (11,8%)

Artikujt e ndryshëm të prodhuar (10,7%)

Produktet minerale (9,0%)

Ndërkohë, në grupet kryesore të importeve, kryesuan:

Produktet minerale (15,9%)

Makineritë dhe pajisjet mekanike/elektrike (12,8%)

Ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani (10,7%)

Mjetet e transportit (10,3%)

Metalet bazë dhe artikujt prej tyre (9,0%)

Tregtia me Bashkimin Europian dhe CEFTA-n

Eksportet e Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Europian (BE) kapën vlerën 25,9 milionë euro, që përbënin 34,8% të eksporteve totale, duke shënuar një rënie prej 15,8%. Partnerët kryesorë ishin Gjermania (10,8%), Holanda (3,3%) dhe Italia (3,3%).

Nga ana tjetër, importet nga BE-ja arritën në 249 milionë euro, ose 40,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie të lehtë prej 1,1%. Vendet kryesore nga ku u importua ishin Gjermania (12,6%), Italia (5,5%) dhe Polonia (3,2%).

Në tregtinë me vendet e CEFTA-s, eksportet arritën në 33,5 milionë euro (44,8% të eksporteve totale), duke shënuar rritje prej 3,3%. Partnerët kryesorë për eksport ishin Maqedonia e Veriut (15,8%), Shqipëria (14,7%), Mali i Zi (6,6%) dhe Serbia (5,9%).

Importet nga CEFTA u rritën ndjeshëm, duke arritur në 101,5 milionë euro, ose 16,6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 51,1%. Vendet kryesore të importit ishin Maqedonia e Veriut (6,5%), Shqipëria (5,1%) dhe Serbia (3,7%).

Tregtia me vendet tjera të botës

Kosova gjatë marsit 2025 ka eksportuar mallra në vlerë prej 15,3 milionë euro në vendet tjera jashtë BE-së dhe CEFTA-s, ose 20,5% të totalit të eksporteve. Zvicra (10,1%) dhe SHBA (3,0%) ishin partnerët kryesorë për eksport.

Ndërsa importet nga këto vende arritën në 259,9 milionë euro (42,6% të importeve), me Turqinë (14,0%) dhe Kinën (12,0%) si furnizuesit kryesorë.

Këto të dhëna u publikuan sot nga ASK përmes raportit mujor mbi tregtinë e jashtme të Kosovës për muajin mars 2025, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Dhjetë qytetet e mëdha me kualitetin më të mirë të jetesës në botë

Këtë javë, ‘Deutsche Bank’ e ka publikuar raportin vjetor që...

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

Numri i njerëzve të stresuar në punë është në...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Carlo...

Anna Oxa, ikona e muzikës italiane, feston ditëlindjen e saj të 64-të

Anna Oxa e lindur me emrin Ana Hoxha, më 28...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Albulena Haxhiu sërish nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

(E plotësuar, ora 10:30) Edhe sot ka dështuar përpjekja...

Dhjetë qytetet e mëdha me kualitetin më të mirë të jetesës në botë

Këtë javë, ‘Deutsche Bank’ e ka publikuar raportin vjetor që...

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

Numri i njerëzve të stresuar në punë është në...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm