Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij më të mirë në karrierë.

Rikthimi te Baseli ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë Shaqiri, pasi është në rrugë ta rikthej këtë skuadër të trofetë.

33-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 33 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 18 të tjerë.

Baseli aktualisht po udhëheq kampionatin me 61 pikë, gjashtë më shumë se Servette në vendin e dytë. Ndërkohë të dielën ata mposhtën edhe Lausannen në gjysmëfinale të Kupës dhe në finale do të përballen me skuadrën e Ligës së Tretë, Biel-Bienne.

Shaqiri ka thënë të dielën për gazetën zvicerane ’20 minuten’ se synon që të fitoj dy trofetë me Baselin këtë edicion.

“Po bëj çdo gjë që të jem i suksesshëm me Baselin. Tani mund të fokusohemi në ligë. Kemi ndeshje të vështirë me Servetten, por me stadiumin plot mund të bëjmë hapin para”, ka thënë Shaqiri në një intervistë për “20 minuten”. “Jam shumë i lumtur, të gjithë janë të lumtur. Në finale të kupës arrihet vetëm me shumë punë. Jemi të gjithë krenarë dhe duam të fitojmë trofeun në Bernë. Do të jetë një ndeshje e madhe në stadium të mbushur. Finalet e Kupës janë gjithnjë të veçanta”, ka deklaruar ylli kosovar, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Carlo...

Anna Oxa, ikona e muzikës italiane, feston ditëlindjen e saj të 64-të

Anna Oxa e lindur me emrin Ana Hoxha, më 28...

Posta e Kosovës me pullë postare nderon kujtimin e mijëra qytetarëve të zhdukur gjatë luftës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë, ka emetuar sot një...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Deri dje ëndërr-...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm