Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Gjermanistikës dhe Bibliotekën Austriake në Universitetin e Shkodrës, organizoi në sallën “Walter Höflechner” një takim të veçantë letrar me shkrimtaren e njohur austriake Andrea Grill.

Aktiviteti u moderua nga lektorja austriake në Departamentin e Gjermanistikës, Mag.phil. Karoline Kuttner, e cila prezantoi romanin më të ri të autores, “Perfekte Menschen” (Njerëz të përsosur).

Andrea Grill ndau me studentët dhe nxënësit e gjuhës gjermane – por edhe me dashamirës të tjerë të letërsisë – përvojën e saj si autore, rrugëtimin në botën e shkrimit dhe procesin krijues të veprave të saj. Përmes një bashkëbisedimi të hapur dhe të gjallë, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi rëndësinë e letërsisë në shoqërinë bashkëkohore dhe të frymëzohen për të ndjekur ëndrrat dhe pasionet e tyre.

Gjatë takimit u prezantuan gjithashtu esetë e realizuara nga Andrea Grill në bashkëpunim me shkrimtaren Albana Shala. Esetë janë përfshirë në antologjinë “Të mbjellësh pemë në shkretëtirë. Në ç’botë duam të jetojmë në vitin 2040?”, ku trajtohet tematika e së ardhmes së dëshiruar.

Ky aktivitet pasuroi njohuritë kulturore të të rinjve tanë, duke i inkurajuar ata drejt krijimtarisë, leximit dhe përfshirjes në letërsinë bashkëkohore evropiane. Le të vazhdojmë të nxisim kulturën, dijen dhe krijimtarinë së bashku! /USH

#AndreaGrill#AlbanaShala#TakimLetërsie#Kulturë#Inspirim#Studentë#Nxënës#LetërsiBashkëkohore#UniversitetiShkodrës

Artikujt e fundit

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

Numri i njerëzve të stresuar në punë është në...

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Carlo...

Anna Oxa, ikona e muzikës italiane, feston ditëlindjen e saj të 64-të

Anna Oxa e lindur me emrin Ana Hoxha, më 28...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Dhjetë qytetet e mëdha me kualitetin më të mirë të jetesës në botë

Këtë javë, ‘Deutsche Bank’ e ka publikuar raportin vjetor që...

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

Numri i njerëzve të stresuar në punë është në...

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm