U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Nga: Beqir SINA – Staten Island NY

Deri dje ëndërr- sot realitet!Qindra shqiptar festojnë hapjen e Qendrës Komunitare Shqiptare në Staten Island

STATEN ISLAND NY : Ditën e diel, më dt. 27 prill 2025 u inagurua Qëndra e re Komunitare Shqiptare në Staten Island(NY) që ndodhet në adresën 489 Midland Ave, Staten Island, duke tërhequr qindra shqiptar të dielën.

Në ceremonin e inaugurimit të kësaj qendre morën pjesë shqiptarët të ardhur nga pesë lagjet e New York-ut, politikanë e zyrtar të Staten Island-it, anëtarë të Këshillit Bashkiajak të Qytetit të New York-ut, aktivist dhe përfaqësues të besimeve fetare dhe përfaqësues dhe udhëheqës të shoqatave të komunitetit Shqiptar në New York.

Përfshirë , Shoqatën Shqiptaro-Amerikane në Staten Island me presidenti Naser Nika, shoqatat Ulqini, Kraja, Dibra, Rozafa, nxënës te klasave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, grupi i valleve “Ana e Malit ”, Shoqata Shqiptare Amerikane Skenderbej Staten Island, New York.

Zyrtarët e zgjedhur të Staten Island iu bashkuan komunitetit shqiptar për prerjen e shiritit në qendrën e re komunitare, ku një lokal i famshëm italian , një piceri- restaurant në bllokun e ndertesave kryesore i Midland Beach prej kohësh, dikur ndodhej në 489 Midland Ave, tani është pronë e anamalsve në Amerikë dhe do të jetë qendra e re komunitare Shqiptare në Staten Island.

Aktiviteteti festiv filloi me këndimin e himneve kombëtare amerikane dhe shqiptare, nga këngëtarja e talentuar Dea Kerliu dhe sporano Dëshira Ahmeti – Kerliu. Anëtarët e Shoqërisë Illyriane të NYPD formuan një parakalim ceremonial duke mbajtur me krenari flamujt amerikanë dhe shqiptarë.

Aktivitetin e moderojë Bledar Maqellara.

Kryetari i Shoqatës Ana e Malit Albert Salaj tha se kam nderin dhe privilegjin e madh të hapnim dyert e Qendrës së parë Komunitare Shqiptare në Staten Island: “Realizimi i kësaj ëndrre të kahershme është një moment i vërtetë historik, për komunitetin tonë dhe jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë atyre që u bashkuan me ne në këtë rast historik”

Më tej Salaj, duke folur për rëndësinë e kësaj qendre tha se ajo do të jetë një shtëpi e hapur për çdo shqiptar, një vend për aktivitete kulturore, gjuhësore dhe tradicionale, ku secili do të mund të gjejë mbështetje dhe frymëzim.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm është arritur pa ndihmën e asnjë institucioni shtetëror, por vetëm falë përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë, me mbështetjen e anamalasve dhe bashkatdhetarëve tanë të devotshëm.”

Ai, po ashtu në emër të komunitetit anamalas i shprehu falënderimet të përzemërta të ftuarve tanë të shquar: Staten Island Borough President Vito Fosella,, Lily Zafaranloo që përfaqësoi Kongresisten Nicole Malliotakis, Anëtarit të Këshillit të NYC, David Carr, Prokurorit të Qarkut të Staten Island, Michael McMahon, Anëtarëve të Asamblesë Shtetërore të NYC, Michael Tannousis dhe Sam Pirozzolo, Senatores Shtetërore të NYC, Jessica Scarcella-Spanton, Anëtares së Këshillit të NYC, Kamillah Hanks, Imami Edin Gjoni, Vanesa Limani nga Zyra e Kryetarit të Bashkisë së NYC, kandidatëve për Këshillin e Qytetit, Griffin Fossella dhe Frank Morano, dhe Gjyqtares Edita Shkreli.

Njëhereshit, Salaj, ka vlerësuar edhe mbështetjen e komunitetit shqiptar në Staten Island, që e bënë me praninë e tyre këtë ditë edhe më të veçantë.

Në ndërkohë folësit thanë se Shoqata “Ana e Malit” dhe anëtarët e saj janë ata që e bënë këtë ëndërr për komuntetin shqiptar né Nju Jork, me kontributin e tyre për blerjen e ndërtesës. Duke punuar pothuajse nga themelet, për ta sjellë atë në një gjendje multifunksionale jo vetëm për shoqatën e tyre, por për të gjithë komunitetin Shqiptar te New York-ut.

Pas fjalimeve pershëndetse nuk munguan as pikat muzikore me performancën e tyre të mrekullueshme nga Grupi Barbana, si dhe vallet të interpretuara nga Shoqata Skenderbej dhe Shkolla Albalife, duke e bërë atmosferen festive të kësaj ditë të paharrueshme për të gjithë të komunitetin shqiptar në Staten Island – Nju Jork.

NJU JORK/ U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Artikujt e fundit

Posta e Kosovës me pullë postare nderon kujtimin e mijëra qytetarëve të zhdukur gjatë luftës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë, ka emetuar sot një...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

Studentët e UEJL vizitojnë Universitetin Epoka dhe Fakultetin e Arkitekturës në Tiranë

Më 25 prill 2025, studentët e vitit të pestë...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur...

Si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Zënka mes disa personave ka agravura me të shtëna...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm