Veprat e para të Shekspirit dalin në ankand, 4 botimet do shiten për 6 mln dollarë

Një set i rrallë me katër botimet e para të veprave të përmbledhura të William Shakespeare pritet të shitet për një çmim marramendës deri në 4.5 milionë paund ose 6 milionë dollarë në një ankand të veçantë që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Shtëpia e famshme e ankandeve njoftoi se shitja do të zhvillohet më 23 maj, ndërsa bëhet fjalë për  Fletëpalosjen e Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt. Sipas mediave të huaja, shtëpia e ankandeve e ka vlerësuar çmimin e shitjes nga 3.5 deri në 4.5 milionë paund, duke e cilësuar këtë vëllim si “pa dyshim botimi më i rëndësishëm në historinë e letërsisë angleze”.

Fletëpalosja e Parë u botua në vitin 1623 nga miqtë e Shekspirit, pas vdekjes së tij në 1616.

Ky botim përmbante 36 drama, nga të cilat rreth gjysma u shfaqën për herë të parë aty, përfshirë vepra ikonike si “Macbeth”, “The Tempest” dhe “Twelfth Night”.

Nga rreth 750 kopje të shtypura të Fletëpalosjes së Parë, besohet se vetëm 230 ekzistojnë ende sot, shumica në koleksione publike si muze, biblioteka dhe universitete. Vetëm pak prej tyre ndodhen në duar private, dhe një prej këtyre u shit në vitin 2020 për 9.9 milionë dollarë. Suksesi i saj çoi në botimin e Fletëpalosjes së Dytë në vitin 1632, të Tretës në 1663 dhe të Katërtës në 1685, duke vulosur trashëgiminë e pavdekshme të Shekspirit në historinë botërore të letërsisë, njofton euronewsal.

Artikujt e fundit

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

Numri i njerëzve të stresuar në punë është në...

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Carlo...

Anna Oxa, ikona e muzikës italiane, feston ditëlindjen e saj të 64-të

Anna Oxa e lindur me emrin Ana Hoxha, më 28...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Dhjetë qytetet e mëdha me kualitetin më të mirë të jetesës në botë

Këtë javë, ‘Deutsche Bank’ e ka publikuar raportin vjetor që...

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

Numri i njerëzve të stresuar në punë është në...

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm