Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 % në vitet 2025 dhe 2026

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 përqind në vitet 2025 dhe 2026.

“Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi dhe aktiviteti investues. Megjithatë, pasiguria ekonomike—veçanërisht në lidhje me politikën e tregtisë globale—është rritur muajt e fundit.  Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore.

Një ngadalësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik në BE, si dhe rritja e pasigurisë tregtare, ka potencial të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Në nivel të brendshëm, vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore.

“Ekonomia e Kosovës vazhdoi performancën e saj të fortë, por Kosova duhet të gjenerojë burime shtesë për nevojat e saj në rritje për investime, duke përfshirë në fushat e energjisë, infrastrukturës, kapitalit njerëzor dhe lidhshmërisë”, tha  Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas raporti, përparimi i mëtejshëm në uljen e varfërisë do të varet nga aftësia për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit privat dhe për të mbajtur ritme më të larta të rritjes ekonomike në të ardhmen.

“Një treg më i shtrënguar i punës mund të ndihmojë në rritjen e pagave, ndërsa politikat për të rritur cilësinë e arsimit dhe aftësitë e punëtorëve me arsim më të ulët mund të ofrojnë një nxitje shtesë. Rënia e popullsisë, pjesërisht për shkak të emigrimit, mund të kompensohet me rritjen e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore, aktualisht e kufizuar nga faktorë të tillë si mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijët. Zgjerimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët do të përmirësonte mundësitë për gratë në tregun e punës dhe do të rriste gatishmërinë e fëmijëve për shkollë përmes edukimit më të mirë në fëmijërinë e hershme, duke krijuar gjithashtu mundësi shtesë për punë”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

Numri i njerëzve të stresuar në punë është në...

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Carlo...

Anna Oxa, ikona e muzikës italiane, feston ditëlindjen e saj të 64-të

Anna Oxa e lindur me emrin Ana Hoxha, më 28...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Dhjetë qytetet e mëdha me kualitetin më të mirë të jetesës në botë

Këtë javë, ‘Deutsche Bank’ e ka publikuar raportin vjetor që...

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

Numri i njerëzve të stresuar në punë është në...

Për një muaj, rreth 536 milionë euro deficit tregtar në Kosovë

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme...

Shaqiri synon dy trofetë me Baselin

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër sezonin e tij...

Vida e makinës i kushtoi shqiptarit në Itali 2.1 milionë euro dhe burg!

Një pakujdesi e vogël e shqiptarit në Itali ku...

Gjermania 70 vite në NATO, presidenti Steinmeier: Mund të mbështeteni te ne

Gjermania do të përshpejtojë kërkesat e reja të sigurisë...

Takim letrar me shkrimtaren austriake Andrea Grill në Universitetin e Shkodrës

Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm