Shpata e Napoleonit, një objekt historik i jashtëzakonshëm, do të shitet në një ankand në Paris muajin e ardhshëm. Kjo shpatë u porosit personalisht nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe ka qenë në përdorim të tij gjatë gjithë mbretërimit. Sipas Giquello, shtëpisë së ankandit që do të organizojë shitjen, vlera e shpatës pritet të arrijë mes 800,000 dhe 1.1 milion dollarë.
Pas rënies së perandorisë franceze, Napoleoni ia kaloi këtë shpatë Emmanuel de Grouchy, një prej aleatëve të tij më të ngushtë dhe mareshali i fundit i ushtrisë franceze.
Shpata ka mbetur në familjen e Grouchy që nga viti 1815, pas humbjes së Napoleonit në Betejën e Waterloo, duke e bërë këtë objekt edhe më të vlefshëm dhe tërheqës për koleksionistët e pasionuar pas artefakteve historike, njofton rtsh.