Presidenti Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një përvojë unike dhe një shenjë të jashtëzakonshme respekti për figurën e Atit të Shenjtë.

“Në një ceremoni ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota – Afrika, Azia, Europa, Amerika Latine, Shtetet e Bashkuara, bota arabe dhe Lindja e Mesme – u dëshmua nderimi i madh për këtë figurë të madhe fetare dhe publike. Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij: një lumë njerëzish, nga Sheshi ‘Shën Pjetri’ deri te ‘Santa Maria Maggiore’, erdhi për t’i bërë homazh”, tha Presidenti Begaj.

Në intervistë, Presidenti foli edhe për lidhjen e veçantë të Papa Françeskut me Shqipërinë, duke kujtuar se vizita e parë shtetërore jashtë Italisë pas zgjedhjes si Papë ishte pikërisht në Tiranë, njëmbëdhjetë vite më parë. “Një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tonë”, theksoi ai.

Presidenti Begaj kujtoi gjithashtu dy audiencat që pati me Papa Françeskun, në dhjetor 2022 dhe në maj të vitit të kaluar, duke vënë në dukje vëmendjen dhe dashurinë e Atit të Shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Papa Françesku kishte një njohje të thellë të shqiptarëve që nga koha kur ndodhej në Argjentinë, përmes komunitetit arbëresh të Buenos Airesit. Ai ishte shumë i lidhur edhe me figurën e Nënë Terezës, Shenjtja shqiptare që ai vetë e kanonizoi”, tha Presidenti.

Duke folur për pjesëmarrjen në funeral, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka bashkëjetesa fetare në Shqipëri: “Delegacioni ynë zyrtar përbëhet nga unë dhe dy ministra, por janë të pranishëm edhe udhëheqësit fetarë të vendit: myslimanë, ortodoksë, bektashinj dhe katolikë. Kjo është një dëshmi e harmonisë sonë fetare. Ashtu si edhe njëzet vite më parë, në funeralin e Papa Gjon Palit II, liderët shqiptarë të të gjitha besimeve ishin bashkë.”, njofton rtk,

Artikujt e fundit

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, ja për çfarë akuzohet

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet...

Çfarë po i tërheq blerësit amerikanë në Andermatt të Zvicrës?

Përshkallëzimi i tensioneve globale për shkak të tarifave dhe...

Kosmosi i brendshëm

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa VI Special për SAM24.info Çdo njeri...

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, ja për çfarë akuzohet

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet...

Çfarë po i tërheq blerësit amerikanë në Andermatt të Zvicrës?

Përshkallëzimi i tensioneve globale për shkak të tarifave dhe...

Kosmosi i brendshëm

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa VI Special për SAM24.info Çdo njeri...

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

Letra që shpëtoi një Komb!

Novelë: Nga: Arian Galdini, Tiranë Prologu – Fryma që nuk pranoi...

Shkolla Shqipe në Perugia të Italisë

Të shtunën e kaluar Shkolla jonë "Adem e Hamëz...

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht...

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm