Pensionet me Italinë në fazën përfundimtare

Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është në fazën përfundimtare. Me hyrjen në fuqi të saj, duke filluar nga data 1 Qershor 2025, varësia mbetet nga afati kohor që qeveria italiane duhet të shkëmbejë ‘notën’ verbale.

Për SCAN TV, Dritan Trimçev, zv.presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, ka thënë se është realizuar dhe shkëmbimi i instrumentave të ratifikimit që është një hap thelbësor në procedurën ndërkombëtare.

Sipas tij, nëse shkëmbimi i notave për hyrjen në fuqi do të realizohet brenda datës 30 prill 2025, atëherë qytetarët do të paraqesin kërkesa për pension më datën 1 Qershor.

N.q.s kjo datë, nuk do të respektohet për shkak të burokracive nga pala italiane, fillimi i aplikimeve do të shtyhet për datën 1 Korrik 2025”

“Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është në fazën përfundimtare, drejt hyrjes në fuqi. Mbas ratifikimit nga të dyja shtetet dhe botimit në Fletoret zyratre, është realizuar dhe shkëmbimi i instrumentave të ratifikimit që është një hap thelbësor në procedurën ndërkombëtare. Shqipëria përfundoi këtë proces në korrik të 2024, pra gati një vit më pare, ndërsa Italia në Prill 2025, përmes Amasadës së saj në Tiranë. Po atë ditë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, konfirmoi zyrtrisht marrjen e notës italiane për ratifikimin e marrëveshjes. 

Tani është dhe faza e fundit që është shkëmbimi i notave verbale për konfirmimin e datës së hyrjesjes në fuqi të marrëveshjes. Në mënyrë konkrete Ambasada e Italisë ne Tiranë, duhet të marrë një notë verbale dhe t’ja dorëzojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Nga ana e saj, pala shqiptare në të njëjtin moment do t’i kthejë përgjigje identike palës italiane. Në këtë moment, përfundimi i procesit, varet nga pala italiane, pasi pala shqiptare i ka të gjitha dokumentet të përgatitura prej një kohe shumë të gjatë. 

Nëse shkëmbimi i notave për hyrjen në fuqi do të realizohet brenda datës 30 prill 2025, atëherë qytetarët do të paraqesin kërkesa për pension më datën 1 Qershor. N.q.s kjo datë, nuk do të respektohet për shkak të burokracive nga pala italiane, fillimi i aplikimeve do të shtyhet për datën 1 Korrik 2025” – ka thënë Trimçev. Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do ti kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues pritet të jenë 1387 persona. Njohja e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë, që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë, njofton euronewsal

Artikujt e fundit

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm