Unë jam vazhdimi yt !

Nga: Dashnim HEBIBI, Preshevë

Piva ujë te çezma (krua) …

atë ujë që dikur ma jepte nëna,

nga duart e saj që ishin më të buta se petalet,

më të shenjta se lutja.

Piva ujë —

dhe u lagën buzët…

por s’u lag dhimbja.

M’u kujtua ajo…

ajo që sytë i kishte si det i qetë,

por thellë — mbante stuhi që s’do t’i shihja kurrë.

M’u kujtuan sytë e saj,

duart…

balli i pastër, i pashkelur nga rrudhat,

edhe pse mosha e jeta kishin kaluar mbi të

si rrufe në qiell të kthjellët.

Po ajo… ajo nuk plakej.

Sepse bardhësia e saj ishte mburojë.

Se buzëqeshja e saj ishte luftë.

Se shpirti i saj ishte këngë që s’ka fund.

E më tingëllonte në shpirt si refren:

“Nuk plaket njeriu, kur ka dashuri.”

Më kujtohet ecja e saj…

e ngadaltë,

por me një qëndrim që s’e përkulte as dhimbja.

E në shpirt — një oqean i tërë lotësh,

që s’më lejoi kurrë t’i shoh.

E njihja…

e njihja më mirë se veten.

Por ajo nuk donte që unë ta dija.

E fshihte, për mua…

E buzëqeshte për mua…

E digjej për mua.

Më thoshte:

“Ulu, bir.

Uji nuk pihet në këmbë.

Në këmbë veç vrapohet —

pas një bote që mezi na pret.

Por për t’u falur,

për të falënderuar,

duhet të ulesh.

Të përkulesh.

Të kujtosh se çdo pikë uji është dhuratë.”

E sa herë i afrohem Preshevës,

e ndjej mungesën edhe më shumë të saj në çdo frymë.

E di që nuk është më fizikisht,

por ajo është më pranë se kurrë.

Sepse ishte ajo që edhe ajrin ma pastronte me dashuri,

që të mos më mungonte asgjë…

as e padukshmja.

Sapo kalova Mollën e Kuqe,

e pashë Vranjën —

atje ku linda,

qytet dikur me plot shqiptarë

atje ku ajo më mbajti në krahë për herë të parë.

Por shtëpia…

tani është e heshtur.

Nuk më del më nëna në prag,

me sytë që më thoshin:

“Ndalu, djali im.

Të puthi sytë.”

E pyes veten:

A mundemi t’i ndërrojmë puthjet, nënë?

Unë — t’i puthi duart,

ato duar që më rritën me dhembshuri.

Ti — t’m’i puthësh sytë,

se ata tani shohin veç ty,

në çdo kujtim,

në çdo mall.

Por sytë e mi janë tharë.

Jo nga mungesa e lotit…

por nga mungesa jote.

Lotët tash vijnë nga burime që s’ndalen,

burime që çelin dhimbje,

çdo ditë,

për shkak se nuk je ti.

Thirra:

“Nënë…”

Jo një herë.

As dy.

As tre.

Por sa herë që frymëmarrja më bëhet thikë.

Sa herë që zëri më kthehet mbrapsht në gjoks.

Brenda vetes, më ndal diçka…

një fjalë që nuk flitet,

po që ndihet:

“Unë jam me ty. Jam ty.”

Nënë,

unë ende të dua.

Me çdo arritje,

ta ushqej shpirtin në përjetësi.

Se ti më rrite me dritë,

me të drejtë,

me pastërti…

dhe unë jam vazhdimi yt.

Po, i jap të drejtë vetes:

Jam si uji që ti ma jepje.

I thjeshtë, i qartë,

i domosdoshëm,

i gjallë…

si dashuria jote,

Nënë.

Artikujt e fundit

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm