Kosova drejt UNESCO-s përmes një ligji për mbrojtjen e trashëgimisë

Instituti Albanologjik – Prishtinë, gjegjësisht Dega e Folklorit, organizoi tryezën shkencore me temën “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: Vlerat e kulturës jomateriale në listën e trashëgimisë botërore: përvojat nga Shqipëria”.

Kosova duhet të bëhet pjesë e UNESCO-s. Kështu u tha në konferencën në të cilën u diskutua rruga e Kosovës drejt UNESCO-s.

Naim Berisha, udhëheqës i IAK, theksoi se “po prezantohet rrugëtimi i suksesshëm që miqtë tanë, vëllezërit tanë nga Shqipëria, kanë pasur drejt UNESCO-s”.

Kurse Skënder Gjinushi, kryetar i ASHASH, tha se ky aktivitet do të ndihmojë për të bërë të njohur dhe për të fituar këtë status edhe dukuritë tjera të trashëgimisë sonë.

Për punën e madhe hulumtuese deri te njohja nga UNESCO folën kontribuues të tjerë.

“Kemi një ligj të trashëgimisë, dhe rregullat e konventës janë të detyrueshme për t’i zbatuar. Nuk po them njësoj, por pa diskutim shpesh më përpara sesa legjislacionin kombëtar,” tha Vasil Tole, muzikolog.

Dorina Arapi, antropologe, tha se kur përpilohet një dosje për një element në UNESCO, çdo listë që ajo të jetë, duhet patjetër të jetë e mbështetur nga një antropolog.

“Duhet të jenë patjetër njerëz që punojnë në terren, nuk mund të jenë historianë,” shtoi ajo.

Ndërkaq, Amanda Kodra Hysa, etnologe, pohoi se “vetë rregullat e UNESCO-s, që nga 2006 dhe deri pasi u përfshi xhubleta, kanë ndryshuar. Për shembull, dosja e xhubletës dhe dosja e K’cimit të Tropojës janë bërë paralelisht në të njëjtën kohë”.

“Për të bërë studimet shkencore apo ilustrative që të mbeten, së pari kjo është UNESCO-ja e parë më e rëndësishme, që ta njohin njëherë vetë populli që e ka prodhuar këtë gjë”, tha Afërdita Onuzi, etnologe.

Ky aktivitet u mbajt për të ofruar informata për rrugëtimin deri në UNESCO dhe përgatitjen e dosjes për pasurinë kulturore dhe shpirtërore që Kosova pretendon ta bëjë pjesë të këtij institucioni, shkruan Arbana Hajredinaj/ RTK

Artikujt e fundit

“K’cimi i Tropojës” pjesë e trashëgimisë të UNESCO-s, ministri Gonxhja ndan pamjet nga koncerti në TKOB

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka...

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, ja për çfarë akuzohet

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet...

Çfarë po i tërheq blerësit amerikanë në Andermatt të Zvicrës?

Përshkallëzimi i tensioneve globale për shkak të tarifave dhe...

Kosmosi i brendshëm

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa VI Special për SAM24.info Çdo njeri...

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Maji i Festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur të Zvicrës

Agjend që fletë vetë, pa patur nevoj të shkruajmë...

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez përballet me probleme ligjore, ja për çfarë akuzohet

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart, po përballet...

Çfarë po i tërheq blerësit amerikanë në Andermatt të Zvicrës?

Përshkallëzimi i tensioneve globale për shkak të tarifave dhe...

Kosmosi i brendshëm

Nga: PhD. Xhavit LIPAJ, Andermatt Pjesa VI Special për SAM24.info Çdo njeri...

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

Letra që shpëtoi një Komb!

Novelë: Nga: Arian Galdini, Tiranë Prologu – Fryma që nuk pranoi...

Shkolla Shqipe në Perugia të Italisë

Të shtunën e kaluar Shkolla jonë "Adem e Hamëz...

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm