Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte këtë të enjte në një konferencë për mediat ku foli për procesin e votës së diasporës.
Ai tha se deri më tani 62% e zgjedhësve të regjistruar kanë marrë në dorë zarfin ku ndodhen materialet zgjedhore, ndërsa sipas tij janë kthyer në KQZ 12.5% e fletëve të votimit. “Deri tani zgjedhës që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770 pra 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marr dokumentacionin zgjedhor, pra fletën e votimit.
Kanë mbërritur në KQZ deri më tani dhe janë përpunuar 19 mijë e 25 deri në momentin që ne flasim, ndërsa deri në fund të ditës do të jenë rreth 22 mijë fletë votimi që janë kthyer mbrapsht, pra 12.5% të fletëve të votimit që janë dorëzuar. Vazhdon procesi i administrimit të këtyre fletëve të votimit”,-tha Celibashi, njofton euronewsal.