Modelja dhe këngëtarja shqiptare Morena Taraku ka reaguar për herë të parë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë. E ndodhur atje në momentin e lëkundjeve, Taraku ka ndarë me ndjekësit e saj një përjetim emocional dhe tronditës.
Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka konfirmuar se është mirë me shëndet, por ka treguar se përjetimi ka qenë tejet i vështirë, veçanërisht pasi ndodhej në spital me babain e saj kur ndodhi tërmeti.
“Isha në spital me babain tim, vetëm pak larg tij, kur papritur ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke thirrur ‘babi, babi, babi’ derisa kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë. Skena ishte e papërshkrueshme si një film, ju betohem. Zoti e bekoftë. Nuk e kisha menduar kurrë se në përballje me vdekjen, do të shkoja diku pa të. Nuk di çfarë të them tjetër…uroj që Zoti t’i mbrojë të gjithë dhe mos të ndodhë asgjë e keqe. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe kujdesin”, tha Morena./GT