Michelle dhe Barack Obama shuajnë thashethemet për ndarje me një dalje romantike në publik

Barack dhe Michelle Obama janë parë së bashku në publik për herë të parë pas katër muajsh, duke i dhënë fund zërave të shumtë për një ndarje të mundshme mes tyre.

Çifti i njohur u fotografua gjatë një darke romantike në Washington D.C., në restorantin italian “Osteria Mozza”. Sipas mediave amerikane, ata darkuan në një dhomë private dhe u pritën me duartrokitje nga klientët e tjerë teksa largoheshin nga restoranti.

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, përshëndeti stafin dhe shtrëngoi duart me disa të pranishëm, ndërsa bashkëshortja e tij, Michelle, falenderoi të gjithë duke buzëqeshur. Kjo dalje publike vjen pas muajsh spekulimesh për një krizë në martesën e tyre, veçanërisht pasi Michelle mungoi në disa evente publike ku Barack mori pjesë i vetëm.

Megjithatë, vetë Michelle i ka mohuar këto zëra, duke sqaruar se tërheqja e saj nga vëmendja publike ishte një zgjedhje personale. Në një intervistë me aktoren dhe aktivisten Sophia Bush, ajo tha:
“Njerëzit nuk e pranojnë dot që një grua e rritur mund të marrë vendime për veten. Nuk kishte asnjë krizë mes nesh, thjesht po bëja disa zgjedhje për veten.” Ajo shtoi me ironi se mungesat e saj u interpretuan gabimisht si shenja të një divorci:
“Shumëkush nuk e përfytyron dot që thjesht dua të bëj gjëra për veten. Shoqëria e quan menjëherë ‘diçka të keqe’ nëse nuk përputhet me pritshmëritë që kanë nga një grua në pozicionin tim.”

Michelle, e cila këtë fillim viti ka zgjedhur të fokusohet në vetë-reflektim, ka treguar se po kalon një fazë ku po pyet veten për gjëra të thjeshta si “me kë dua të ha drekë” apo “dua të udhëtoj pa planifikim”. Për të shuar çdo dyshim, javën e kaluar në Los Anxhelos, ajo u shfaq me unazën e martesës dhe të fejesës në dorë.

Barack dhe Michelle janë martuar që nga viti 1992 dhe kanë dy vajza, Malia (26) dhe Sasha (23)./ Page Six

Artikujt e fundit

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin me Kosovën. Fundjava e fundit e prillit fluks në Morin

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm