Shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë.

Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre si: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldor Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, organizata ETEA zhvillon konferencën për prezantimin e raportit hulumtues: “Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore”, raporton RTKlive.

Kjo ngjarja synon të nxisë një diskutim profesional dhe qytetar për rolin e letërsisë në formësimin e mendimit dhe vlerave të gjeneratave të reja, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Katundi im

Nga: Arsim Sylë Mulliqaj, Milano Sa shumë qajta kur u...

Paketa e maleve kundër emigrimit!

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë ...

Testi i parë i uljes së avionit në Aeroportin e Vlorës më 8 maj

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se Shqipëria po...

Liverpooli shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd

Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për...

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Vatra festoi në Boston 113 vjetorin e themelimit, dhuroi 10 bursa për studentët shqiptarë

Nga: Sokol Paja, New York Boston, Massachusetts, 26 Prill 2025...

Berisha në Selanik: 11 maji kushtrim për çdo shqiptar, shpëtoni Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një...

40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm