9 vjet krenarie në familjen e madhe të futbollit botëror – FIFA

Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme në historinë e sportit dhe shtetformimit tonë – 13 majin 2016, ditën kur Kosova u bë zyrtarisht pjesë e FIFA-s.

Para nëntë vjetësh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat në Kongresin e 66-të të FIFA-s që ishte mbajtur në Meksikë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes rrjeteve sociale, ka thënë se ky rrugëtim ka nisur me rrethana të vështira, me hapa të guximshëm dhe shumë sakrificë.

Sipas tij, tashmë Kosova është shndërruar në një histori suksesi.  

“Ky rrugëtim nisi në rrethana të vështira, me hapa të guximshëm dhe shumë sakrificë. Nga puna vizionare e Agim Bytyqit dhe bashkëpunëtorëve të tij në kohën e okupimit, te rezistenca e palëkundur nën drejtimin e Rexhep Abdullahut, më pas mbijetesa e futbollit nën udhëheqjen e Sabri Hashanit dhe deri te periudha e lavdishme e ndërkombëtarizimit me Legjendën Fadil Vokrri në krye – të gjitha këto faza ndërtuan themelet e fuqishme mbi të cilat qëndron sot futbolli ynë. Pas nëntë vjetësh si anëtare e barabartë e familjes më të madhe të futbollit botëror, Kosova është shndërruar në një histori suksesi. Me përkrahjen e UEFA-s e FIFA-s dhe me angazhimin e palodhur të të gjitha strukturave të FFK-së, kemi arritur të zhvillojmë futbollin në të gjitha nivelet – nga grupmoshat, te futbolli i femrave, infrastruktura moderne e deri te ngritja e standardeve profesionale”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, kjo ditë është edhe një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që dhanë kontribut ndër vite – futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, administratorë, donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë.

“Një falënderim i veçantë për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen e vazhdueshme e të sinqertë ndaj vendit tonë. Jam veçanërisht i nderuar që pikërisht sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, ndodhem në Paraguai për të përfaqësuar Kosovën në Kongresin e 75-të të FIFA-s – një moment që pasqyron më së miri rrugëtimin tonë të jashtëzakonshëm dhe pozitën e merituar që kemi fituar në skenën ndërkombëtare të futbollit”, ka theksuar Ademi, njofton rtk.

Artikujt e fundit

Albion Ymeri kualifikohet për Lojërat Botërore Chengdu 2025

Për herë të parë në histori, Kosova do të...

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria performon në gjysmëfinalen e parë

Gjysmëfinalja e parë e edicionit të 69-të të Festivalit...

Trendafilova anulon takimin dhe konferencën për media

Është anuluar takimi dhe konferenca e kryetares së Trupit...

Refreni i njohur: “Shihemi pas 48 orëve”. Dështon për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit

Për të 15-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

506FansLike

Rama i uron suksese “Shkodrës Elektronike”

Na ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë...

Albion Ymeri kualifikohet për Lojërat Botërore Chengdu 2025

Për herë të parë në histori, Kosova do të...

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria performon në gjysmëfinalen e parë

Gjysmëfinalja e parë e edicionit të 69-të të Festivalit...

Trendafilova anulon takimin dhe konferencën për media

Është anuluar takimi dhe konferenca e kryetares së Trupit...

Zgjedhje 2025- Numërohen 94% e votave, PS kryeson me 52.13%. PD ruan 3 qarqe, PSD forcë e tretë

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të...

Prof. Dr. Fadil Çitaku i bashkohet Këshillit Redaktues të SAM24.info

Nga: Dashnim HEBIBI, ZürichQendra Mediale Shqiptare SAM24.info zgjerohet me...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm