40 kompani të shquara nga Bosnja në vizitë zyrtare në Kosovë

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilia Rexhepi, mirëpritën sot një delegacion të lartë të Kamarës Ekonomike të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të udhëhequr nga presidenti Mirsad Jašarspahić dhe përbërë nga 40 prej kompanive më të shquara boshnjake.

Në hapje të takimit, Kurti theksoi rëndësinë e kësaj vizite, duke e cilësuar atë si simbol të angazhimit për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e prosperitetit të përbashkët mes dy vendeve. Ai vlerësoi rolin vendimtar të komunitetit të biznesit në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e mundësive të reja investuese.

Pas pritjes zyrtare, u zhvillua Forumi i Parë Ekonomik i Bizneseve të Bosnjës dhe Kosovës, ku theksi u vendos tek takimet B2B (business-to-business). Në këto takime morën pjesë aktive edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari me ekipin e saj, si dhe ministri i Ekonomisë i Kantonit Zenicë-Doboj, Samir Šibonjić.

Sipas zëvendëskryeministres Rexhepi, interesi i madh i biznesmenëve kosovarë për bashkëpunim me kompanitë boshnjake dëshmon për potencialin e jashtëzakonshëm të investimeve të përbashkëta dhe për hapjen e tregjeve të reja në të dy vendet. Delegacioni gjatë orëve të pasdites vizitoi qytetin historik të Prizrenit, ndërsa mbrëmja u shfrytëzua për diskutime të frytshme me biznesmenët boshnjakë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, me fokus në hapjen e përfaqësive, fabrikave dhe njësive prodhuese.

“Unë insistova që numri më i madh i njerëzve tanë të përfshihet aktivisht në këto rrjedha të reja investimesh, sepse forcimi ekonomik i komunitetit duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët,” theksoi Rexhepi.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se shumë shpejt do të realizohet edhe një vizitë e delegacionit të biznesmenëve kosovarë në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke shënuar kështu një hap tjetër konkret në ndërtimin e një epoke të re të bashkëpunimit të fuqishëm dhe miqësor ekonomik ndërmjet dy vendeve, njofton telegrafi.

Artikujt e fundit

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

Letra që shpëtoi një Komb!

Novelë: Nga: Arian Galdini, Tiranë Prologu – Fryma që nuk pranoi...

Shkolla Shqipe në Perugia të Italisë

Të shtunën e kaluar Shkolla jonë "Adem e Hamëz...

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht...

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se...

NA NDIQNI NE RRJETET SOCIALE

430FansLike

Kryetari i OEK-ut në Forumin Ekonomik të Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po...

Donjeta Sadiku fiton të artën në Bruksel

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Turneun...

Letra që shpëtoi një Komb!

Novelë: Nga: Arian Galdini, Tiranë Prologu – Fryma që nuk pranoi...

Shkolla Shqipe në Perugia të Italisë

Të shtunën e kaluar Shkolla jonë "Adem e Hamëz...

Nuk po hiqni dot kilet e tepërta, ja faktorët që ndikojnë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Pavarësisht...

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se...

Pajisja sa një kokërr orizi, shërben për personat që vuajnë nga probleme në zemër

Një “pacemaker”(pajisje e vogël si bateri) në madhësinë e...

Pse po rritet shkalla e rasteve të fëmijëve me autizëm?

Reuters Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura...

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më...

Reklama

spot_img

Artikuj të ngjashëm